-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dalin detaje rrëqethëse, deputeti i PD-së dëshmitarë në tragjedinë e Himarës

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku ka deklaruar se ka qenë vetëm 20 metra larg nga vendi ku ndodhi tragjedia.

Ai është shprehur se skafi ka qenë me përmasa të mëdha dhe ka qenë fakti që ish-efektivi i ka dhënë gaz dhe po bënte performanca në breg të deti. Sipas tij ky është një rast i përsëritur.

Ngjarje e tmerrshme. Skafi e përfshiu dhe e copëtoi në pak sekonda vogëlushen 7-vjeçare. Mbasi ngarkoi në skafin e tij një grup njerëzish po largohej për të shkuar diku. Mund të ishte larguar duke lëvizur avash, fakti që i dha gaz vuri në punë turbinat e forta dhe turbinat thithën dhe copëtuan fëmijën. Një situatë tmerri e papërshkrueshme. E mbështes protestën. Çështja është se ishte totalisht një ngjarje për shkak të papërgjegjshmërisë. Skafe në breg të detit, sipër koka të pushuesve, një rrezik i vazhdueshëm. Një kronikë e paralajmëruar. Në rast se nuk janë masat drastike rrezikon që të ndodhë sërish. Jam te zona ku ndodhi tragjedia. Kjo zonë është e shkretuar, plazhi është i shkretuar, po vendosen lule te vendi. Bizneset po mbyllen”, tha Çollaku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit