Ditën e sotme në Durrës është gjetur i pajetë një 56-vjeçar. I ndjeri punonte si rojë në vendparikimin ku ndërroi jetë. Nga informacionet paraprake dyshohet se e ka humbur jetën si pasojë e një infarkti.
Njoftimi i policisë:
Më datën 02.08.2022, në lagjen nr.14, Durrës, pranë derës së një vendparkimi mjetesh është gjetur i pajetë shtetasi F. Ç., 56 vjeç, (roje i vendparkimit).
Nga veprimet e para hetimore rezulton se 56-vjeçari e ka humbur jetën si pasojë e infarktit.