-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Berisha: Shqipërinë e turizmin po e rrënon vjedhja

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim në Vlorë me ekspertë, sipërmarrës dhe qytetarë në lidhe me turizmin.
Ai ka evidentuar problemet më e të cilat përballen sot operatorët turistikë duke u shprehur se është vjedhja ajo që po rrënon turizmin shqiptar.

“Shpreh kënaqësinë që do të ndajmë sot mendimet për turizmin i cili përbën për Vlorën por për mbarë Shqipërinë potencialin më të jashtëzakonshëm kombëtar, pasurinë me përrallore e të pakrahasueshme. Është e vështirë të gjesh një vend tjetër si Shqipëria që të kombinojë potenciale kaq të mëdha turistike, detare , malore, liqenj, lumenj, dhe ço gjë tjetër. kur e analizon dhe mendon për këtë vend, mendon për bukuritë që gjen njeriu konstaton sheh admiron në vendin tonë, të mbushet mendja se Zoti e ka bërë Shqipërinë si vendin më të bukur të turizmit. shto këtu edhe një fat që kemi pasur në histori, më të lakmuarit e të gjitha territoreve të tjera të këtij gadishulli. Perandoritë kanë lënë këtu gjurmë interesante historike. Këtu gërshetohen pasuritë e mëdha natyrore, të vlerave kulturore, por gërshetohen edhe me mikpritjen shqiptare, nuk kemi patur traditë turistike, por kemi pasur një traditë të përsosur mikpritjeje.

Në këtë kontekst, potenciali i qarkut të Vlorës, do të ishte i mjaftueshëm për të begatuar jo vetëm banorët e kësaj treve, por të disa trevave të tjera, me pasurimin që mund të sjellë. po kështu është Shkodra, Berati, Gjirokastra, është vend që nuk ka të dytë si Shqipëria.

Por të dashur miq nëse ndalemi turizmin këtë vit, i cili është një vit jashtë Covidit pothuajse, arrijmë në përfundimin e hidhur se edhe kjo pasuri i pakrahasueshme kombëtare po shndërrohet në një mallkim për shqiptarët. Sot ky vit është me kapacitetet të boshatisura si kurrë më parë. Ata të cilët investuan jetën e tyre, mundin e djersën në kapacitete turistike, këtë vit shumë prej tyre mendojnë si ti shesin.
Si të shpëtojnë nga falimenti dhe barra e tyre. Nuk ka një sektor tjetër ekonomik të rëndësishëm, punëson mbi çerek milioni qytetarë. Me anekse e me të tjerat është gjenerator kryesor, por ja ku jemi. Kapacitetet e korrik ishin as gjysmë të shfrytëzuara. kapacitetet shfrytëzoheshin kryesisht në weekend. Krahaso një investitor në Vlorë, apo kudo tjetër që të shfrytëzojë kapacitetet dy ditë në javë, kur në Greqi apo Turqi shfrytëzohen 5 apo 6 muaj. Nuk është pandemia që ndikon, më e keqe se pandemi e çdo gjë tjetër është politika e ndjekur nga kjo qeveri.
jam përpjekur këtë kohë të kuptoj çpo ndodh me turizmin. Qytetarët më thonë nuk shkojmë në jug dot sepse na kushton nafta më shumë se të iki në një vend tjetër.
Ankesat janë dhe çmimet janë më të shtrenjta se arsyeja, por po këto operatore vjet kishin të tjera çmime. Sot këtu ushqimet kushtojnë 7-10 përqind më shtrenjtë se në BE. Kjo është e dhënë e EUROSTAT-it.
A ka marrë një masë kjo qeveri për të ndihmuar turizmin? Çfarë fondesh janë për të ndihmuar operatorët turistikë në këtë verë me probleme? Asgjë. Po e rrënon vjedhja turizmin dhe Shqipërinë”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit