Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Himarë, ku skafi i mori jetën 7-vjeçares, Shoqëria Civile ka paralajmëruar protestë ditën e nesërme (4 gusht). Ata kanë kërkuar shkarkimin e një sërë ministrave përgjegjës për situatën e ndodhur, kjo pasi autori ishte në radhët e policisë së Elbasanit.
“Tek Kryeministria pas ngjarjes makabre te kryer nga një punonjës me detyra te larta në Policinë e Shtetit, i cili vrau me skaf një vajzë 7 vjeçe ne breg të detit.
Të kerkojme dhe tregojme se kush është përgjegjësi dhe te kerkojme ne dritën e qirinjve, me nje buqete lulesh, me nje mesazh ne nje cope leter, pak dinjitet per veten, se e pafajshmja u largua….
Të kërkojme shkarkimin ose…
Dorëheqje e Ministrit te Brendshëm zotit Bledi Çuçi
Dorëheqje e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit zoti Gledis Nano
Dorëheqje e Ministres se Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.
Ngushellime familjes Avdia për humbjen e dritës së tyre, zoti ju dhëntë forcë për të kaluar këtë dhimbje që ka tronditur thellë çdo bashkombas. Zoti qoftë me ju, e shpirti i engjëllit tuaj u prehtë qiell!” ka njoftuar Shoqëria Civile.
Mbrëmjen e djeshme ata vendosën tufa me lule dhe ndezën qirinj në bulevard. Protesta do të mbështet nga Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë.