-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Vrasje nga pakujdesia”, AMP: Tase ishte vetëm 15 metra larg detit, kur vrau të miturën

Kryesoret

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka reaguar mbi ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Himarë, ku ish-efektivi i policisë, Arjan Tase i shkaktoi vdekjen vajzë 7-vjeçare në bregun e detit.

AMP ka njoftuar se Tase është nën akuzës e vrasje nga pakujdesia. Gjithashtu është theksuar se ai ka thyer rregullat, duke e futur mjetin në pjesën e përcaktuar vetëm për pushuesit.

Në vendin e quajtur plazhi i Potamit, në kundërshtim me rregullat e qarkullimit ujor, shtetasi A.T. ka futur mjetin lundrues në hapësirën ujore të përcaktuar për pushuesit. Kjo hapësirë ujore ka qenë e rrethuar me bova plastike, sipas përcaktimeve në aktet ligjore që normojnë këtë aktivitet.
Pasi ka zbarkuar në breg personat e tjerë në bord, shtetasi A.T. ka kryer manovrime të pakujdesshme për të kthyer mjetin lundrues sërish në det të hapur. Nga këto manovrime të pakujdesshme, 15 metra larg bregut, drejtuesi i mjetit A.T., ka goditur me pjesën e prapme të mjetit lundrues, shtetasen e mitur J.A., duke i shkaktuar plagë të rënda që kanë sjellë humbjen e menjëhershme të jetës.
Pas veprimeve hetimore në vendngjarje, administrimin e provave që dokumentojnë fajësinë e shtetasit A.T. për veprën penale të “Vrasjes së kryer nga pakujdesia”, hetimet janë shtrirë edhe ndaj strukturave policore, të cilat në fushën e veprimtarisë që u ngarkon ligji, kanë përgjegjësinë për kontrollin dhe monitorimin e sigurimit të hapësirave ujore të rrethuar me bova për pushuesit
,” ka njoftuar AMP

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit