Ka nisur protesta para Ministrisë së Brendshme ku qytetarët janë mbledhur mbrëmjen e sotme pas vdekjes tragjike të 7-vjeçares Jonada Avdia në Himarë.
Me pankarta në duar qytetarët kërkojnë drejtësi, por edhe masa më të forta që ngjarje të tilla të mos ndodhin më.
Ashtu siç ishte paralajmëruar, protesta nisi në orën 19:00. Tubimi është mbështetur dhe nga Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë.
“Jeta e fëmijës tem. Jonida është edhe e jemja. Këta e kanë vra vetë. Kërkojmë që të shkojë aty ku ka shku edhe jonida ai që e ka vra. Jonida është një engjëll. Është kulmi me marr një jetë fëmije. Iu bëj thirrje të dorëzohen, të na lënë të lirë. Është protestë për fëmijën, jo për partinë. U vra Jonida, Mateo, Klodian Rasha. U bëj thirrje shqiptarëve që ai që ka vrarë Jonidën të shkojë përkrah saj”, tha një protestuese.
Shoqëria civile ka bërë thirrje për dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano dhe ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro, duke i bërë përgjegjës për ngjarjen tragjike.