-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Përgjegjësia e Ramës”, Meta: Ministrat të japin dorëheqjen ose të shkarkohen

Kryesoret

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir meta i është bashkuar protestës së shoqërisë civile përpara Ministrisë së Brendshme për tragjedinë e ndodhur në plazhin e Potamit, Himarë, ku humbi jetën Jonada Avdia.

Sipas tij, ministrja e Turizmit, ministri i Brendshëm dhe kreu i bashkisë Himarë duhet të japin dorëheqjen ose të shkarkohen nga Rama.

“Nuk është rastësi por një ngjarje e paralajmëruar. Vetëm pak kohë më parë dy qytetarë u plagosën në Jalë në rrethana të ngjashme. Asnjë masë nuk është marrë për të zbatuar ligjin, jo vetëm kaq por edhe cinizmi që mos prishni imazhin e turizmit më të sigurtë dhe më të mirë në rajon.

Zgjidhja është protesta dhe vendosja e llogaridhënies në çdo nivel, zgjidhja është dorëheqja e gjithë ministrave përgjegjës dhe kryetarit të bashkisë ku ka ndodhur ngjarja ose shkarkimi i tyre. Besoj se Shqipëria ka nevojë për protesta çdo ditë dhe kudo nga çdo qytetar. Derisa kryeministri dhe qeveria nuk ndalin së vjedhuri çdo ditë”, u shpreh Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit