Një 29-vjeçare shqiptare është gjetur e pajetë në shtëpinë e saj në Greqi. Sipas medieve greke dyshohet se shqiptarja i ka dhënë fund jetës së saj, pasi sipas autoriteteve greke e reja është gjetur e varur me litar.
Mësohet se ishte aroma e rëndë që vinte nga banesa e saj, ajo që ka bërë që fqinjët të shqetësohen dhe të njoftojnë policinë. Pas futjes me forvë të policisë në banesë, ajo është gjetur e varur me një litar të improvizuar.
Sipas dyshimeve, mendohet se ajo i ka dhënë fund jetës një javë më parë, por nuk dihen shkaqet, ndërsa autoritet kanë nisur tashme hetimet.