Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Durrës nga i cili dy persona janë dëmtuar. Mësohet se G. A., 46 vjeç, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tjetër, me drejtues shtetasin A. S., 51 vjeç, banues në Maqedoni.
Për pasojë janë dëmtuar por janë jashtë rrezikut për jetën, 2 pasagjerët në automjetin e 51-vjeçarit.