Kreu i PD-së, Sali Berisha ka paralajmëruar protestat të forta në shtator dhe se qytatarët duhet të jenë të përgatitur.
Po ashtu ai ka shprehur se qytetarët duhet të bashkohen në protestën e tyre, ai ka treguar mbështetjen e tij për çdo lloj proteste të drejtë dhe se ai do jetë si fizikisht dhe shpirtërisht.
“Të gjitha këto kanë vetëm një zgjidhje. Largimin e Edi Ramës dhe ekipit të tij vjedhës.
Shtatori po vonon. Qytetarët shqiptarë duhet të përgatiten dhe do përgatiten për t’i dhënë përgjigjen më të merituar këtij njeriu që nuk respekton, për të cilin realiteti i hidhur shqiptar nuk ekziston.
Këto ditë po afrohen.
Shqiptarët do i japin përgjigjen e merituar,” është shprehur ai.