Një 25-vjeçare shqiptare në Itali është lënë me arrest shtëpie pasi është e hetuar për veprën penale të trafikut të lëndëve narkotike me 4 persona të tjerë, mes të cilëve bashkëshorti i saj, po shtetas shqiptar.
Dy bashkëshortët, ishin arratisur në Shqipëri, por më pas ndaj 26-vjeçarit u lëshua një urdhër-arresti europian, pas të cilit ai u ekstradua më 28 korrik, duke lejuar Shërbimin Ndërkombëtar të Bashkëpunimit Policor të ekzekutonte masën e paraburgimit në burg.
Falë informacioneve të marra nga hetuesit, policia është vënë në gjurmët e 25-vjeçares mëngjesit të së mërkurës në portin e Ankonës, ku ka mbërritur me një anije nga Shqipëria. Operatorët e Komisariatit të Tifernate, të ndihmuar nga efektivët e Skuadrës Lëvizëse të Komisariatit të Policisë së Ankonës, pasi kanë identifikuar gruan dhe kanë kryer formalitetet, e kanë shoqëruar në banesën e saj në Umbertide për zbatimin e masës së sigurimit arrest shtëpie.
Ndaj 25-vjeçares agjentët e Komisariatit kanë nisur edhe procedurën me qëllim aplikimin urgjent të byzylykut elektronik. Siç u përmend, e reja akuzohet për trafik droge.