Një sipërfaqe prej 10 230 m2 tokë shtetërore në bregdetin e Sarandës përmes një skeme falsifikimi “gatuar” në zyrat e shtetit iu dha dy biznesmenëve të cilët e shndërruan në truall për ndërtimin e një hoteli.
Njëri prej biznesmenëve të shpallur në kërkim, Behar Muçobega i cili akuzohej se bashku me vëllain e tij, Bedri Muçobega është vete dorëzuar sot në policinë e Sarandës.
Vëllezërit Muçobega akuzoheshin për falsifikim dokumentesh, pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.