Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku përmes një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me raportin e DASH mbi klimën e biznesit.
Ajo është shprehur se ky raport tregon panoramën e një serie të gjatë të problemeve që përkeqësohen përditë e më shumë.
Sipas saj, “korrupsioni në Shqipëri është aq galopant saqë edhe procesi i transparencës në lidhje me ligjet është në nivelin më të ulët, aq sa bizneset as nuk lajmërohen në kohë me ndryshimet apo për ndryshimet në ligj”.
Reagimi i Tabakut
📌 Pak atraktivë për Investitorët e huaj?! Një qeveri që vizion ka oligarkinë nuk mund të ofrojë asgjë!
🏦 Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e biznesit në Shqipëri është një panoramë e një serie të gjatë të problemeve që përkeqësohen përditë e më shumë.
Praktikisht një biznes në SHBA pasi lexon këtë raport e ka të qartë se Shqipëria nuk ofron atë mikpritje karakteristike që gjen çdokush sa herë vjen në tokën tonë. Kjo, jo për fajin e shqiptarëve por për fajin e një qeverie që siç duket nga raporti preferon korrupsion përmbi klimën e një biznesi të shëndetshëm.
Nuk bën habi që raporti përshkruan në detaj ndjeshmërinë që dhoma Amerikane e Tregtisë apo dhe ajo Gjermane kanë për klimën dhe korrupsionin në vend.
👉 Pra; Korrupsioni i lartë dhe endemik në nivele të larta, mungesa e konkurencës dhe tregut, ekonomia informale dhe një legjislacion jo i qendrueshëm!
Ndonëse qeveria pretendon se ka ligje për të thithur sa më shumë biznese dhe investime të huaja, e vërteta është që këto ligje, si Investimeve Strategjike, janë thjesht fasada pasi titujt strategjikë dhe këto investime i shkojnë vetëm bizneseve të lidhura me qeverinë.
📌 Korrupsioni është aq galopant saqë edhe proesi i transparencës në lidhje me ligjet është në nivelin më të ulët, aq sa bizneset as nuk lajmërohen në kohë me ndryshimet apo për ndryshimet në ligj.
Kjo përkthehet në gjithnjë e më pak parashikueshmëri dhe stabilitet për një sipërmarrje serioze. Prandaj ne shohim gjithnjë e më pak biznese, sidomos amerikane, që vijnë në Shqipëri prej përzgjedhjes së tyre.
👉 Niveli i portofolit në vendin tonë ofron shumë mundësi por sa investime strategjike serioze janë me preardhje nga SHBA në fushën e energjisë, transportit, ndërtimit të veprave infrastrukturore e kështu me radhë?! Pak apo aspak dhe kjo sepse vendit i mungon konkurenca dhe kjo na bën pak atraktivë.
Ligjet janë të qepura për investitorët pranë qeverisë, paralmenti shërben si noter, PPP-të janë licenca për abuzimin me buxhetin dhe klima e biznesit përkeqësohet përvit. Një ekonomi që në vitin 2022 vazhdon të ketë 40% të saj informale nuk premton siguri dhe as qartësi.
Për aq kohë sa qeveria të jetë e angazhuar në manaxhimin e skandaleve që vijnë nga korrupsioni, shkatërrimi ekonomisë ne nuk do të mund të fokusojmë vëmendjen tonë në zhvillimin ekonomik që do të përkthehej në rritjen e mirëqënies.
Mobiliteti social, një mundësi për këdo që të ndjekë ëndrrat dhe synimet e tij në jetë, nuk do të jetë realitet për sa kohë Shqipëria mos të shfrytëzojë potencialet e saj natyrore dhe njerëzore.
Këtë mundësi e pengon një qeveri, një kryeministër dhe një mazhorancë që e mban atë në kënetën e një sistemi të kalbur që nuk kërkon ndryshimin për t’i dhënë mundësinë gjithsekujt por i thërret shqiptarët në gjuhën e vjetër të përlyerjes pa ofruar asgjë ndryshe nga sa ka ofruar deri më tani.
#ekonomia #investime #FDI #shqiperia #SHBA #tatimet #oligarke #koncesione #PPP #inceneratoret