-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Skandal me përgjimet telefonike në Greqi, jep dorëheqjen shefi i Shërbimit Sekret grek dhe ndihmësi i Mitsotakisit

Kryesoret

Shefi i shërbimit kombëtar sekret të Greqisë (EYP) Panagiotis Kontoleon, ka dhënë dorëheqjen, pas informacioneve se shërbimi ka përgjuar telefonin e një gazetari të CNN Greece, gazetë kjo kritike ndaj qeverisë, si edhe kreun e partisë opozitare PASOK, Nikos Androulakis.

Gazeta greke “Kathimerini” vë në dukje se largimi i Kontoleon-it vjen në të njëjtën kohë me largimin e ndihmësit të besuar të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, Grigoris Dimitriadis.

Dimitriadis tha se po largohet “për shkak të klimës toksike të krijuar rreth personit tim”. 

Dimitriadis do të zëvendësohet nga Ioannis Bratakos, deri tani president i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Athinës (EVEA).

Sipas mediave greke, dy zyrtarët kishin dijeni për tentativën e përgjimit të telefonit të kryetarit të PASOK-ut, i cili kishte denoncuar se pati një tentativë për të futur në celularin e tij programin e përgjimit “Predator”, ndërsa në të njëjtën kohë u raportua edhe lajmi se ky program ishte instaluar në telefonin e një gazetari.

Qeveria ka hedhur poshtë dyshimet se largimi i Dimitriadis-it lidhet me përgjimin e gazetarit të ekonomisë së CNN Greece, Thanasis Koukakis,  dhe kreut të PASOK-ut, Nikos Androulakis.

Ndërsa qeveria greke mohon të ketë lidhje me përgjimet, burime qeveritare thanë se dorëheqjet e zyrtarëve të lartë u dhanë për t’i hapur rrugë hetimit të pavarur të çështjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit