-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tragjedia në Himarë, Nano letër institucioneve: Policia nuk mund të veprojë e vetme

Kryesoret

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gledis Nano i ka dërguar një letër Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, prefekturave dhe bashkive lidhur me sigurinë në plazhe dhe vijës bregdetare. Në letrën e cila i është dërguar për dijeni edhe 4 ministrive, ku i kërkohet që të angazhohen në zbatimin e ligjit, duke u theksuar se Policia nuk mundet që të operojë e vetme.

“Policia e shtetit duhet të informohet periodikisht mbi masat e marra nga institucionet përgjegjëse, detyrim I cili nuk rezulton të jetë zbatuar nga institucionet drejtpërdrejtë përgjegjëse për asnjë rast, të cilat lejojnë licensimin për zhvillimin e aktiviteteve dhe turizmit detar, pajisjen me leje drejtimi të mjeteve motorike lundruese, përcaktimin e zonave të ndaluara për lundrim, ankorim të mjeteve lundruese, përcaktimin e zonave të ndaluara për lundrim dhe ankorim të mjeteve lundruese, si dhe të çdo aktiviteti tjetër që lidhet me hapësirën detare dhe jo vetëm, të informohen të gjitha organet ligjzbatuese për çdo shkelje dhe moszbatim të ligjit nga çdo subjekt publik apo privat.

Të merren masa administrative dhe jo vetëm ndaj çdo shkelësi të ligjit. Përsa më sipër kërkohet bashkëpunim konkret në zbatimin e të gjitha detyrimeve ligjore të përcaktuara në legjislacionin shqiptar, kërkojmë bashkëpunim efikas me strukturat në varësi të ministrisë përgjegjëse për turizim dhe mjedisin, ministrisë përgjegjëse për infrastrukturën, ministrisë përgjegjëse për bujqësinë dhe zhvillimin rural, inspektoriateve që mbulojnë fushën e turizmit dhe inspektoriatit shtetëror teknik dhe industrial, si dhe njësive të qeverisjes qëndrore e vendore në marrjen e masave dhe mbajtjen e përgjegjësisë nga çdo institucion shtetëtor.

Policia e shtetit nuk mund të veprojë e vetme dhe as nuk mund të jetë e vetmja përgjegjëse nëse hallkat ndërnistitucionale nuk bashkëpunojnë dhe nuk zbatojnë ligjin”, shkruan Nano në letër.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit