Një trup i pajetë është gjetur sot në një fshat të Vlorës. Mësohet se kufoma është e shtetasit H.K 76-vjeç. Nga hetimet e para dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Njoftim i policisë:
Raportohet se në vendin e quajtur “Fushë Pal”, në fshatin Çukë, në afërsi të një stani, është gjetur pa shenja jete, shtetasi H. K., rreth 76 vjeç.
Dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.