-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zaptoi hapësirën publike në plazh, i sekuestrohen çadrat dhe procedohet penalisht

Kryesoret

Policia e Sarandës ka sekuestruar 132 çadra dhe shezlongë për gjatë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit. Gjithashtu u procedua penalisht dhe pronari i biznesit për zaptim  të hapësirës publike.

Ksamil, Sarandë

Policia e Sarandës vijon kontrollet përgjatë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit.

Procedohet penalisht pronari i një subjekti, i cili kishte zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra, të vendosura pa lejen përkatëse, si dhe nuk lëshonte kupon tatimor për shërbimin e ofruar.

Sekuestrohen 132 çadra dhe shezlongë.

Në kuadër të planit operacional për kontrollin e vijës bregdetare dhe lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme, nga subjekte të ndryshme që vendosin çadra dhe shezlongë, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin:

-A. L., 36 vjeç (pronari i subjektit), për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Shërbimet e Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Sarandë, kanë liruar hapësirën publike, duke hequr 132 çadrat dhe shezlongët që ishin vendosur pa lejen përkatëse, në vendin e quajtur “4 Ishujt”, Ksamil.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit