-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti: Bandat kriminale vazhdojnë të barrikadohen kundër institucioneve të Kosovës

Kryesoret

Përmes një postimi në rrjetin e tij social në Twitter, Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, ka dënuar sulmet ndaj pjesëtarëve të Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit Zubin Potok derisa ata po kryenin detyrën e tyre zyrtare – kontrollën rutinore në Liqenin e Ujmanit.

Për Kurtin është hera e dytë më pak se një javë që Policia e Kosovës po sulmohet nga bandat kriminale në pjesën Veriore të vendit, vetëm gjashtë ditë pas incidenteve të së dielës.

“Fatmirësisht, shpëtuam pa viktima dhe tani po zhvillohet një hetim i plotë për këtë rast. Sot, në rrugë nuk ka barrikada. Por bandat kriminale vazhdojnë të barrikadohen kundër institucioneve tona të zbatimit të ligjit dhe luftës sonë kundër krimit të organizuar”, ka shkruar Kurti në rrjetin e tij social në Twitter.

Se pjesëtarët e Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit Zubin Potok, janë sulmuar gjatë ditës së shtunë rreth orës 11:00, përmes një statusi në rrjetin e tij social në Facebook e ka konfirmuar edhe Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla.

Sipas Sveçlës grupet ilegale serbe kanë shtënë rreth 10 here drejtë zyrtarëve të policisë kufitare derisa ata po kryenin detyrën e tyre zyrtare – kontrollën rutinore në Liqenin e Ujmanit.

Tashmë një gjë, sipas Sveçlës, është e qartë se strukturat kriminale dëshirojnë t’i vrasin pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

“Grupet ilegale serbe të cilat tashmë po mbrohen dhe mbështeten edhe publikisht nga struktura të caktuara serbe, po bëjnë përpjekje maksimale të na pengojnë apo ndalojnë të kryejmë detyrën tonë brenda vendit tonë. Gjuajtja me armë drejt zyrtarit policor është sulm ndaj institucionit kryesor të shtetit. Për më pak se 1 javë, 2 herë strukturat kriminale kanë shtënë drejt zyrtarëve policor për t’i penguar ose për t’i vrarë ata”, ka shkruar Sveçla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit