Bordi i transparencës ka publikuar çmimet e reja të karbuarnteve.
Nafta do të tregtohet me 220 lekë nga 221 që është tregtuar më herët.
Ndërkohë, benzina do të shitet me 199 lekë/ litri nga 207 lekë/ litri që shitej deri më tani.
Gazi ka mbetur i pandryshuar në 81 lekë për litër.
Pas deklaratës së Biden që nafta po i kthehet çmimit normal si para luftës, opozita reagoi për situatën e krijuar në vend, ku karburante vazhdojnë të kenë një çmim të lartë krahasuar me vendet e tjera të Evropës.