Më shumë se 80.000 turistë janë bllokuar në qytetin Sanya në Kinë, pasi autoritetet kanë marrë vendim për izolimin e tij për shkak të shpërthimit të koronavirusit.
Kufizimet në Sanja, qytet në jug të ishullit Hainan, janë bërë të ditura në pikun e sezonit turistik.
Shërbimet thelbësore, sikurse dyqanet ushqimore dhe farmacitë mbeten të hapura, mirëpo qendrat e argëtimit janë mbyllur prej javës së kaluar, ka raportuar agjencia e lajmeve AFP.
Sanja nuk është qyteti i vetëm kinez që i është nënshtruar izolimit në muajt e fundit.
Rreth një milion njerëz në një lagje të Vuhanit vend ku është identifikuar koronavirusi për herë të parë më 2019 janë izoluar pas identifikimit të katër rasteve asimptomatike me koronaviurus.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020.
Deri më tani janë regjistruar mbi 6 milionë njerëz të vdekur me këtë virus.