Raportuesja speciale e OKB-së për territorin e pushtuar palestinez ka thënë se sulmet e Izraelit në Gaza nuk janë vetëm “të paligjshme, por të papërgjegjshme”, duke bërë thirrje për një zgjidhje diplomatike të krizës.
“Situata në Gaza është në prag të një krize humanitare”, tha Francesca Albanez për “Al Jazeera”.
“E vetmja mënyrë për të siguruar mirëqenien e palestinezëve kudo që janë është heqja e rrethimit dhe lejimi i hyrjes së ndihmës”.
Albanez kritikoi gjithashtu Shtetet e Bashkuara se ata besonin se Izraeli kishte të drejtë të mbrohej.
“Izraeli nuk mund të pretendojë se po mbrohet në këtë konflikt”, tha ajo.
Nga ana tjetër, Ministria palestineze e shëndetësisë në Gaza ka lëshuar një deklaratë duke paralajmëruar se vetëm 48 orë i ndajnë ata nga ndërprerja e të gjitha shërbimeve shëndetësore në Rrip.