-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tragjedia në New York, punëtori i pallatit: Sytë e tij nuk ishin mirë, ja çfarë më kërkoi

Kryesoret

Ngjarja e rëndë që ka ndodhur në New York ka sjellë një sërë reagimesh në opinionin publik.

Pas ngjarjes së rëndë, sot janë bërë publike dëshmi të reja.

Punëtori i ndërtesës Harold Johnson tha për New York Post se ai u takua me çiftin rreth orës 22:30 të premten dhe i pyeti nëse gjithçka ishte në rregull.

Ai më tej theksoi se Florind Belliu i kishte kërkuar që t’i hiqte hekurat e dritares, por punëtori e kishte kundërshtuar me argumentin se ai kishte fëmijë të vegjël dhe nuk mund të bënte një gjë të tillë.

Po ky refuzim i punëtorit duket se kishte sjellë edhe zemërim tek aktori, i cili mbrëmjen e djeshme pasi hodhi nga ballkoni bashkëshorten e tij, u vetëvra në të njëjtën mënyrë. Çifti la pas dy fëmijë të mitur.

“Unë pashë që sytë e tij ishin me të vërtetë të zmadhuar, sikur ishte i zemëruar, dhe ai nuk m’u përgjigj, ai vetëm tërhoqi gruan e tij dhe vazhdoi. Dhe kështu ishte”, tha Johnson, përpara se të shtonte se përpara se çifti të transferohej në pallat, burri donte që ai të priste hekurat e dritareve të apartamentit. “Unë i thashë atij: “Ti ke fëmijë, unë nuk mund ta bëj këtë.” Dhe ai u zemërua, ai tha “OK”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit