Policia e Vlorës dhe Guardia di Finanzia kanë arrestuar 5 persona, të cilët po tentonin të transportonin gati 1 ton marijuhanë drejt Italisë.
Në prangat e policisë ranë shtetasit Arbër Saraseli, Saverjo Imeraj dhe Qemal Pekmezi, si dhe u shpall në kërkim shtetasi Gregor Likaj.
Arbër Saraseli është një emër i njohur për Policinë e Vlorës. Në vitin 2015, ai është kapur me 5 pako eksploziv, të gatshme për tu përdorur për ngjarjet kriminale.
Në atë kohë policia nuk dha detaje nëse Arbër Saraseli do t’i përdorte për vete pakot me eksploziv apo i kishte bërë gati për tregëtim.