-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjendet një burrë i vdekur mes rrugës në Durrës

Kryesoret

Policia e Durrësit ka njoftuar se mëngjesin e sotëm ka gjetur një trup të pajetë në mes të qytetit.

Sipas policisë, viktima është rreth 50 vjeç dhe nuk ka shenja dhune, ndërsa dyshohet se ishte endacak.

“Rreth orës 08:30, në lagjen nr. 17, Durrës, është gjetur në rrugë, pa shenja jete, shtetasi F. K., rreth 50 vjeç (dyshohet endacak). Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune”, bëjnë me dije forcat blu.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit