-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD: Ku ndodhet inceneratori i Tiranës se po shohim vetëm serat e Edi Gugalljes

Kryesoret

PD me pyetësor të përditshëm për Inceneratorët: Qeveria nuk kursen së vjedhuri grantet e BE-së për bujqësinë. Inceneratori i Tiranës gllabëroi 310 mijë euro të taksapaguesve europianë. Sekserët e Ramës i japin 8500 m2 tokë Stela Gugalles

Deklaratë nga Inceneratori i Tiranës, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi.

Fondet e Bashkimit Evropian për bujqit e Myzeqesë, Korçës, Shkodrës dhe Zadrimës u përlanë nga hajdutet e inceneratorëve.

Programi IPARD i Bashkimit Europian jep grante të pakthyeshme si mbështetje për rritjen e kapaciteteve në bujqësi.

Sekserja e Edi Ramës, Gugallja në bashkëpunim me një punonjës të inceneratorit të Tiranës, nëpërmjet agjencisë ABZHR të qeverisë, ka marrë 310 mijë euro nga grantet e BE.

Pasi po vjedhin 430 milionë euro para publike ne partneritet me Edi Ramën, makutëria e madhe i shtyu sekserët e qeverisë që të përlajnë edhe 310,000 euro të taksapaguesve evropiane! Edi Rama shpronësoi me dhunë dhjetëra fshatarë me koston e një stilolapsi për m2 tokë në Sharrë pas i duhej për ”interes te madh publik”.

Nga toka që shpronësoi Rama, sekserët e Ramës i shitën 8500 m2 një punonjësit të inceneratorit me kusht që t’ia vinte në dispozicion Stela Gugalles të grabiste edhe 310,000 euro nga paratë BE. 

Disa pyetje për SPAK:

1.Pse u shpronësuan përdhunshëm dhjetëra fshatarë për zgjerimin e Sharrës? Për inceneratorin apo për të përlare Stela Gugallja edhe 310,000 euro nga fondet e taksapaguesve evropiane? 

2. Ku ndodhet inceneratori i Tiranës? Se serat e Edi Gugalljes po i shohim. 

3.Si u bë punëtori i inceneratorit pronar i 8500 m2 tokë dhe biznesmen i denjë për fondet IPARD të BE 

4.Sa është pjesa për Frida Krifcën? Apo ishte e urdhëruar edhe ajo si të tjerët, ndaj nuk guxonte të bënte pyetje? 

5.Si na doli edhe në Tiranë Stela Gugallja kur, sipas Edi Ramës, në Sharrë ishte një kompani e huaj që nuk kishte lidhje me Gugallen apo Zoton?

Këto pyetje të thjeshta për shqiptarët, kanë shtënë në mendime të thella dhe heshtje varri drejtësinë e kapur nga Rama dhe Soros.

PD po dëshmon çdo ditë përmes rubrikes “5 Pyetje per inceneratoret”, se Rama-Ahmetaj-Agaci-Veliaj po ndajnë 430 milion eurot e vjedhura me sekserët e tyre Zoto-Mërtiri-Gugallja.

Kur inceneratorët nuk shihen, pronarët e tyre në letra janë në kërkim, miliona euro vazhdojnë të shpërndahen, ju të nderuar shqiptarë, si mendoni: Ku shkojnë paratë?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit