Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim një person që tentoi të rrëmbente një vajzë. Mësohet se i dyshuari ka kërcënuar me pistoletë babin dhe vëllain e vajzës pasi i erdhën në ndihmë familjares së tyre.
Njoftimi i policisë:
RRËMBIM NË TENTATIVË/Rr. Çeta e Llapit, Prishtinë 08.08.2022 – 15:35. Viktima femër kosovare ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar, ka tentuar me forcë të futë në veturë. Pasi kanë ardhur babai dhe vëllai i viktimës, i dyshuari me pistoletë i kishte kërcënuar dhe më pas ishte larguar. I dyshuari gjendet në arrati.