1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbulohet destinacioni i 1 ton drogë, hetohen lidhjet mes krimit shqiptar dhe italian

Kryesoret

Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni antidrogë që u krye të hënën nga Guardia di Finanza dhe Policia e Vlorës në detin Jon, ku u sekuestruan plot 992 kg kanabis, i paketuar në 153 thasë.

Hetimet e GDF-së, e cila sot mbajti një konferencë për shtyp për sekuestrimin e drogës, janë fokusuar pikërisht në lidhjet mes krimit shqiptar dhe atij italian.

Në aksion u arrestuan pesë persona, tre shtetas shqiptarë që u kapën duke ngarkuar drogë dhe dy shtetas ukrainas që ndodheshin në bordin e skafit të kapur në det, në brigjet e Capo di Leuca (Lecce).

Tre shqiptarët Arbër Saraseli, 31 vjeç, Saverjo Imeraj, 22 vjeç dhe Qemal Pekmezi, 19 vjeç u bllokuan dhe arrestuan nga policia e Vlorës, si dhe dy ukrainasit Bychkovi Serhii 43 vjeç dhe Senkevych Serhii,  62 vjeç.

Sipas medias italiane, tre skafet që drejtoheshin nga vlonjatët Arbër Saraseli, Saverjo Imeraj dhe Qemal Pekmezi kanë qenë gjatë gjithë kohës në ruajtje nga ajri nëpërmjet helikopterit, teksa dy prej tyre u kapën në det në momentin e shkëbimit, ndërsa skafi i tretë u gjet në portin e Triportit.

Më pas në orën 11.00 mbërriti konfirmimi se veliera e quajtur “Scarabeo”, nuk kishte asnjë flamur lundrimi, për këtë arsye, pasi mjetet e GDF arritën në kufirin e ujërave territoriale italiane, nisën hetimet për të përcaktuar nëse anija i përket ndonjë shteti.

Në këtë moment ushtarakët hipën në anije dhe gjatë kontrollit u zbulua droga dhe paratë e gatshme.

Në përfundim të operacioneve, “Scarabeo” u shoqërua në portin e Galipolit për një kontroll më të thelluar dhe, në përfundim të kontrolleve të mëvonshme, anija u sekuestrua, së bashku me dy celularët e kapitenëve ukrainas që ishin në bordin e saj.

Varka me vela rezulton të jenë në pronësi të një personi tjetër, po me kombësi ukrainase, por nuk është e vjedhur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit