-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nga Nixon te Trump presidentët e SHBA-së të hetuar nga FBI

Kryesoret

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, të hënën sulmoi një “bastisje të paparalajmëruar” në pronën e tij në Mar-a-Lago në Florida, duke e quajtur atë “sjellje të pahijshme prokuroriale” dhe “armatim të Sistemit të Drejtësisë”. Edhe pse kjo ishte hera e parë në histori që FBI bastisi shtëpinë e një ish-presidenti të SHBA-së.

Disa presidentë të tjerë amerikanë janë përballur me hetime të FBI-së, gjatë gjithë kohës që ishin ende në detyrë.

Richard Nixon

Me një fjalim dorëheqjeje më 8 gusht 1974, Richard Nixon, presidenti i 37-të i SHBA-së, dha dorëheqjen për të shmangur shkarkimin për skandalin Watergate. Watergate shpesh përmendet si një nga skandalet më të mëdha politike në historinë e SHBA. Duke u përballur me rrezikun e shkarkimit, Nixon mbajti një fjalim dorëheqjeje, duke u bërë i vetmi president amerikan që dha dorëheqjen nga detyra.

Ronald Regan

Administrata e Ronald Regan, presidentit të 40-të të SHBA-së, që shërbente midis viteve 1981-1989, u përball me një hetim mbi skandalin Iran-Contra që përfshinte shitje sekrete të armëve të SHBA-së në Iran në këmbim të lirimit të amerikanëve të mbajtur peng në Liban nga Hezbollahu. Administrata e Reganit thuhet se përdori para nga shitjet për të ndihmuar rebelët që përpiqeshin të rrëzonin qeverinë e Nikaraguas, për të cilën Reagan mohoi të kishte dijeni. Disa zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë, duke përfshirë anëtarin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, kolonelin Oliver North, u dënuan për hetimin, por nuk u gjetën prova për përfshirjen e Reganit.

Bill Klinton

Bill Clinton, presidenti i 42-të i SHBA-së, dhe gruaja e tij (dhe sekretare e ardhshme e shtetit dhe kandidate presidenciale) Hillary Clinton, u hetuan për skandalin Whitewater mbi investimet e tyre në pasuri të paluajtshme në shtetin jugor të SHBA-së, Arkansas, përpara se të hynin në Zyrën Ovale në 1993. Whitewater Development Corporation ishte sipërmarrja e dështuar e biznesit të Clintons së bashku me dy partnerët e biznesit, Jim dhe Susan McDougal.

Bill Clinton u përball gjithashtu me një rast ngacmimi seksual lidhur me praktikanten e Shtëpisë së Bardhë, Monica Lewinsky. Clinton mohoi akuzat, por u fajësua nga Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA për gënjeshtra nën betim. Në shkurt të vitit 1999, Senati e liroi Clinton-in nga të dy nenet e shkarkimit, pas së cilës ai mbaroi pjesën e mbetur të mandatit të tij të dytë.

Xhorxh W. Bush

Xhorxh W. Bush, presidenti i 43-të i SHBA-së, shërbeu në 2001-2009 dhe disa anëtarë të administratës së tij u përballën me akuza për zbulimin e identitetit të operativës së CIA-s, Valerie Plame, gazetarit Robert Nova. Plame dhe burri i saj e akuzuan Bushin për ekzagjerim të provave për të justifikuar shkuarjen në luftë në Irak, një pretendim që u vërtetua me kalimin e viteve. Disa zyrtarë nga administrata e Bushit u përballën me një hetim që zgjati 22 muaj.

Lewis “Scooter” Libby, ish-shefi i stafit të Zëvendës Presidentit Dick Cheney, u dënua për gënjeshtra ndaj agjentëve federalë.

Nuk u gjet asnjë provë për përfshirjen e Bushit në aferën “Plame”./AA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit