-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përdornin qese plastike, gjobiten pesë biznese

Kryesoret

Pesë subjekte janë gjobitur nga Inspektoriati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut për përdorimin e qeseve plastike dhe shkelje në mënyrën e vendosjeve të etiketave. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se 3 gjoba me nga 200 mijë lekë të reja u vendosën për mospërputhje të sasisë në etiketën e produktit, me sasinë e përshkruar në etiketën e ekspozuar të produktit në raft.

Një tjetër subjekt u gjobit me 20 mijë lekë të reja pasi iu gjet në përdorim instrument matës i paverifikuar. Ndaj këtij subjekti u vendos masë administrative prej 20 000 (njëzet mijë) lekë. Ndërsa një tjetri iu vendos një gjobë prej 500 mijë lekësh të reja pasi iu gjetën në përdorim qese plastike mbajtëse me trashësi më të hollë se 70 mikron

Njoftimi:

Inspektoriati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut vijon monitorimin e tregut për garantimin e të drejtave të konsumatorëve. Pas kontrolleve të ushtruara kryesisht në zinxhirët e marketeve, në qytetet kryesore të vendit si dhe përgjatë të gjithë vijës bregdetare nga Shkodra në Sarandë, trupat inspektuese gjetën 5 subjekte në shkelje të detyrimeve që rrjedhin nga ligji “Për mbrojtjen e konsumatorit”, atij “Për metrologjinë”, si dhe të detyrimeve në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.367/2022 “Për ndalimin e përdorimit të qeseve plastike mbajtëse dhe qeseve oxo-degradueshme dhe oxo-bio të degradueshme”.

ISHMT vendosi 3 masa administrative për mospërputhje të sasisë në etiketën e produktit, me sasinë e përshkruar në etiketën e ekspozuar të produktit në raft. Ndaj secilit subjekt u vendos masë administrative prej 200 000 (dyqind mijë) lekë. Po ashtu, u vendos masë administrative ndaj një subjekti, pasi pas inspektimit ju gjet në përdorim instrument matës i paverifikuar. Ndaj këtij subjekti u vendos masë administrative prej 20 000 (njëzet mijë) lekë. Trupat inspektuse të ISHMT-së vendosën masë administrative prej 500 000 (pesëqind mijë) lekësh ndaj një tjetër subjekti që ju gjetën në përdorim qese plastike mbajtëse me trashësi më të hollë se 70 mikron.

ISHMT u bën thirrje operatorëve ekonomikë të zbatojnë detyrimet që rrjedhin nga ligji “Për mbrojtjen e konsumatorit” dhe ai “Për metrologjinë”. Në bazë të këtyre ligjeve, subjektet prodhuese dhe ato tregtuese duhet të afishojnë në mënyrë të dukshme dhe të saktë çmimin për njësi ose sasinë e dhënë të tij që është çmimi përfundimtar, përfshirë të gjitha taksat dhe TVSH-në. Po ashtu ato nuk mund të përdorin instrument matës të paverifikuar. ISHMT ka në fokus të punës së saj ndërgjegjësimin e subjekteve dhe informimin e tyre për zbatimin me korrektësi të ligjit, ndërsa rikujton detyrimet që rrjedhin prej tij, në mbrojtje të konsumatorëve dhe të konkurrencës së ndershme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit