-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prej tre javësh nën flakë, vazhdon ende zjarri në Kepin e Rodonit

Kryesoret

Prej 3 javësh flakët vijojnë të jenë aktive në Kep të Rodonit, në Shetaj të Durrësit. Edhe ditën e sotme ka vijuar operacioni për shuarjen e flakëve në një terren tejet të vështirë. Që në orën 6 të mëngjesit shërbimi zjarrfikës, 15 efektivë dhe 3 mjete, kanë vijuar punën, ndërsa me kërkesë të tyre, prefekti i qarkut Durrës në ndihmë të tyre kanë shkuar dhe efektivë të Forcave të Armatosura.

Zjarrfikësit e Durrësit, përmes institucionit të prefektit kanë kërkuar mbështetjen me efektivë ushtarakë për vënien nën kontroll të zjarrit në këtë zonë.

Terreni i thyer dhe pa rrugë të shkelura mes zonës pyjore e vështirëson ndjeshëm depërtimin e zjarrfikësve pranë flakëve, ndërsa era favorizon përhapjen e tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit