Gjykata e Vlorës ka caktuar arrest me burg për 3 të akuzuarit. Emrat e të akuzuarëve janë: Arbër Saraseli, 31 vjeç, Saverjo Imeraj, 21 vjeç dhe Qemal Pekmezi, 19 vjeç dolën këtë të mërkurë para Gjykatës së Vlorës. Ata u kapën me 992 kilogramë marjuanë 13 milje larg Vlorës.
Si pasojë e operacionit është shpallur në kërkim edhe një person tjetër, Gregor Likaj. Ndërkohë nga ana e Guardia di Finanza janë vënë në pranga 2 ukrainas, të cilët morën drogën nga shqiptarët. Sasia prej 992 kilogramësh ishte e ndarë në 153 pako të mbështjella me plastmasë ndërsa mbi paketim kishin shenja të ndryshme. Referuar Guarda Di Financës sasia e drogës së bllokuar në rast se do të hidhej në treg do të kapte vlerën e 10 milionë eurove.