Një debat i ashpër është zhviolluar në rrjetin social Twiter mes ish- tëdeleguarit të Trump për dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell dhe gazetares së New York Times, Valerie Hopkins, shkruajnë mediat në Kosovë.
Hopkins kritikoi Grenellin përmes një postimi në twiter duke e etiketuar si një ish-ambasador në Gjermani që mbështet një të paditur nga Prokurori Special për 100 vrasje, duke iu referuar ish-presidentit Hashim Thaçit.
“Trump i beson një vend si Gjermania kurse ky mbështetë një njeri që akuzohet nga Tribunali Special”, shkruan ajo pas njoftimit që Grenell bisedoi me Thaçin në telefon.
Nuk vonoi shumë dhe Grenell iu përgjigj ‘flakë për flakë’ po në twiter.
“Hej Valerie. Merre lexo ndonjë libër. Ata po e hetojnë tash e 20 vite. Qe dy vite janë duke e mbajtur në burg. Ata e morën pikërisht kur ishte duke shkuar për të nënshkruar marrëveshjen me Trump. BE le t’i ndalë fondet për këtë gjykatë”, shkroi Grenell.
Grenell shtron pyetjen se përse Thaçi nuk u arrestua një dekadë më parë por pikërisht tani.
“Pse nuk e kanë arrestuar dekada më parë. Gjykata e BE-së është një dështim. Turp edhe për ju që nuk keni mësime bazë të gazetarisë”, shkruan Grenell.
Kujtojmë se Grenell ka folur gjithmonë me një simpati të veçantë për ish presidentin e Kosovës Hashim Thaçi i cili po ndjek një betejë të gjatë ligjore në Tribunalen Speciale në Hagë ku po akuzohet për krime luftë./nacionale.com