Sokol Bode, ish-shefi i policisë së Dhërmiut, i dënuar me 12 vite burg, u vu në pranga nga policia këtë të enjte në Berat. Ndërkohë, janë zbuluar detaje nga arrestimi i tij.
Bode u arrestua mbrëmjen e sotme në Berat nga Forcat Operacionale, është dënuar nga GJKKO me 12 vite burg në mungesë Bode, pasi dyshohet se u ka ofruar ndihmë dhe ka mbajtur lidhje me trafikantët Habilaj.
Mësohet se pasi ishte shpallur në kërkim në 2017-ën, ku Bode kishte arritur të dilte nga vendi përmes pikës kufitare të Muriqanit, kishte përfunduar në Angli. Prej kohësh ish-shefi i policisë jetonte në këtë shtet. Bode ka lindur në Mimias të Beratit dhe ishte i përjashtuar nga Policia e Shtetit.