-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambasadori amerikan në Beograd: Kosova dhe Serbia të përparojnë me dialogun jo konfliktin

Kryesoret

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill ka deklaruar se përfaqësuesit e Beogradit dhe Prishtinës duhet të bëjnë më shumë në zgjidhjen e çështjeve të diskutueshme.

Sipas tij, ata duhet të ecin më shumë drejt dialogut konfliktit më 1 shtator.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve në rrjete sociale rreth dialogut dhe rrezikut të konfliktit, ambasadori amerikan është shprehur se Beogradi dhe Prishtina duhet të bëjnë më shumë në zgjidhjen e çështjeve të diskutueshme.

“Përfaqësuesit e Beogradit dhe Prishtinës kanë ndërmjetësues mjaft të mirë nga BE-ja dhe SHBA-të janë gjithashtu shumë aktive. Mezi pres të shoh një përparim, dhe mendoj se të gjithë mund të shtyjmë për këtë dhe të sigurohemi që të gjithë të jenë në detyrë dhe të shohin përpara”, thekson Hill.

Raundi i ri i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, do të mbahet më 18 gusht në Bruksel. Duke komentuar faktin se Serbia është i vetmi vend evropian që nuk dëshiron të vendosë sanksione ndaj Rusisë, Hill tha se është e qartë se Serbia ka një qëndrim ndryshe nga SHBA-ja dhe partnerët e saj evropianë.

“Mendoj se është e rëndësishme të përqendrohemi në gjërat për të cilat biem dakord dhe të përpiqemi të ecim përpara së bashku”, tha Hill.

Ndërkaq, i pyetur se pse SHBA-të e mbështesin integritetin e Ukrainës, por jo të Serbisë, Hill tha se situata në Ukrainë është krejtësisht e ndryshme dhe e pakrahasueshme me Kosovën. “Në fund të ditës, ky është një fqinj që sulmoi Ukrainën, civilët e saj dhe vazhdon të bombardojë qytetet e saj. Ukraina me të vërtetë duhej të luftonte kundër atij sulmi absolutisht keqdashës nga Rusia, i cili vazhdon edhe sot”, tha Hill, duke shtuar se prandaj do të ishte shumë i kujdesshëm kur krahasonte situatën në Ukrainë me atë të disa dekadave më parë. Ambasadori Hill tha se NATO-ja e ka bërë të qartë se Serbia, nëse dëshiron, mund të bëhet pjesë e asaj aleance, por gjithashtu theksoi se kjo do të ndodhë kur ta dëshirojnë qytetarët e saj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit