-sidi education-spot_img
11.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta: Në shtator fillon përgatitja për krijimin e një qeverie teknike

Kryesoret

Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta në nj konferencë për media ka theksuar edhe njëherë rëndësinë që ka partia e tij ‘e re’, tanimë që nuk ka emrin e LSI-së. 

“Besoj se është shumë i qartë mesazhi që solli domosdoshmërinë e kësaj force të re politike, dhe gjithashtu edhe tre prioritetet kryesore, referendum, referendum, referendum, sepse referendumi do të jetë triumfi i qytetarëve mbi kapjen e shtetit padrejtësisht, që nga bërja e vendit me kushtetutë e në vijimësi duke e shkatërruar e mos respektuar atë në mënyrë të qëllimshme për të qenë sot në këtë situatë. Dita e praktikimit të referendumit do jetë shumë e afërt, dita kjo që do jetë dita e ndarjes një herë e përgjithmonë me sundimin e pakicës së pakicës. Në këtë vend kemi problem jo vetëm legjitimiteti, por dhe te kjo pakicë vendimet merren nga një pakicë fare e vogël. Pakica pak e madhe janë mish për top, siç ishin patronazhistët. ”, tha Meta.

Meta theksoi se në shtator do të punojë për krijimin e një qeverie teknike.

“Lidhur me këtë iniciativë kam një kundërshtim shumë serioz, se në shtator do punojmë për një qeveri teknike se duhet ti dalim për zot çështjes së negociatave”, tha ai duke iu përgjigjur paralajmërimit të Taulant Ballës për ndërhyrje ligjore për të rishikuar certifikatën e pastërtisë së figurës së kujtdo që ka hyrë në politikë. Ato produktet e këshillimit kombëtar do shkojnë te djegësit sepse nuk ekzistojnë, së dyti do të behët çdo gjë që referendumi të jetë i zbatueshëm, këtë të drejtë kushtetuese zoti Haxhinasto do të koordinojë përpjekjet e tij me gjithë faktorët e tjerë. Nëse zgjidhet që në shtator, një gjë e mrekullueshme, por në çdo rast kjo është një imperativë e kohës, madje jemi të vonuar, në mënyrë që ti mbajmë shqiptarët këtu dhe të kthejmë ata që kanë humbur besimin tek shteti i së drejtës”, tha Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit