-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zhdukja e 14-vjeçarit në lumin Seman/ Fqinjët: Këtu ju mbyt edhe vëllai para 10 vitesh

Kryesoret

Vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 14-vjeçarit që dyshohet se u mbyt pasditen e djeshme në lumin Seman. Përveç forcave të policisë palumbarëve dhe RENEA-s për të gjetur trupin e adoleshentit janë angazhuar edhe banorët e zonës.

Një fqinj ka treguar se 14-vjeçari vinte nga një familje shumë e mirë por e varfër. Gjithashtu ai ka thënë se kjo nuk është fatkeqësia e parë për këtë familje pasi 10 vite më pare në të njëjtin vend kish humbur jetën edhe vëllai i adoleshentit.

“Janë shumë hallexhinj, në punë dhe hall të tyre. Babai i ka lënë ka 4 vjet. Edhe një vëlla i është mbytur para 10 vitesh këtu. Këta me ndihmë ekonomike rrojnë, tani ia kanë ndërprerë fare. Kanaçe mblidhnin. Shumë çun i mirë ishte djali. E shikoja që gjuante këtu peshk. Nuk e kanë gjetur ende, do ta ketë marrë rryma.”

“Familje e mirë dhe punëtore, fukarenj. Ai çuni punoi disa ditë te unë, ishte djalë i mirë, i zgjuar dhe punëtor. Ka qenë duke kapur peshk. Do ketë rënë ose mund të jetë hedhur për tu larë, ai e di. Duhet që shteti të vejë dorë në këtë familje se janë më të varfrit. Nuk ngopin dot barkun me bukë. Kjo familja është më e varfra në zonë. Merrnin më parë ndihmë nga shteti, por tani nuk marrin.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit