Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka akuzuar bordin e transparencës, se po i shërben qeverisë së Edi Ramës. Berisha theksoi se nafta është më e larta Evropë.
Ai tha se bordi i Transparencës po përdoret nga Edi Rama për pasurimin e tij dhe klientelës së tij, dhe për varfërimin e qytetarëve.
“ E vërteta është që naftën, qumështin, djathin, bukën, vajin, Edi Rama po i përdor për dy qëllime madhore, pasurimin e tij dhe klientelës, varfërimin e qytetarëve.
Dje nafta ka qenë, ka disa ditë, që është në bursë nën çmimin që ka pasur para luftës, sepse Biden urdhëroi hapjen e rezervave të naftës që SHBA… përgjysmimi i akcizës së naftës do jetë masa më e parë që do marrë qeveria e ardhshme, subvencionime i plotë i biletave të transportit.
Sot ky bord që mbron interesat e Ramës dhe klientelës së tij, cakton një çmim të paktën 50% më të lartë se sa duhet të jetë në proporcion me bursën, në SHBA çmimi ka zbritur në 1 dollarë, në Shqipëri vijon në nivelet më të larta në botë. Kontrabanda e naftës është një nga shkaqet e tregut të deformuar”, tha Berisha.