Një punonjës policie i shtruar në spitalin e Lamisë ka rrahur brutalisht një infermiere dhe e ka shkelmuar një tjetër në bark dhe këmbë, ndërsa kërcënon personelin e katit të 5-të të spitalit të Lamisë. Pak më herët ai kishte tentuar të mbyllte dyert e Klinikës, duke shkaktuar tmerr te infermierët dhe pacientët e tjerë .
Madje në këtë ngjarje ka ndërhyrë edhe ministri i Shëndetësisë Thanos Plevris ka kontaktuar me dy infermierët në Lamia. Ministri u tha atyre se do t’i mbështesë plotësisht në betejën e tyre ligjore dhe se do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme.