-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Masakra me 11 të vrarë në Malin e Zi, reagon kryeministri Abazoviç

Kryesoret

Ka reaguar menjëherë kryeministri malazez Dritan Abazoviç, pak pas masakrës së ndodhur ditën e sotme në Cetinje, ku një 34-vjeçar për arsyeje ende të paqarta ka vrarë 11 persona.

“I ftoj të gjithë qytetarët e Malit të Zi që të jenë me familjet e viktimave të pafajshme, të afërmit e tyre, miqtë dhe të gjithë qytetarët e Cetinjës”, ka thënë Abazoviç në Telegram.

***

Një 34-vjeçar ka qëlluar për vdekje të paktën 10 persona. Sipas të dhënave të mediave malazeze, sulmuesi nga Cetinja, pas një sherri në familje, ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar me armë në lagjen Medovina ku jetonte.

11 persona kanë mbetur të vrarë dhe të paktën 10 janë plagosur nga të shtënat masive që ndodhën sot rreth orës 16:00 në Cetinje.

I vdekur ka mbetur edhe autori, pasi hapi zjarr ndaj disa personave, mes tyre edhe policë. Sipas informacioneve ende jozyrtare, sulmuesi qëlloi disa persona në vendbanimin Medovina pas një debati në shtëpinë e familjes.

Mes të plagosurve është edhe një polic. Sipas informacioneve të marra nga Pobjeda, sulmuesi nuk ka të kaluar kriminale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit