Policia e Tiranës ka arrestuar dy perona pasi ju gjet në makinë një armë zjarri , vaj kanabisi dhe fara bimësh narkotike. Mësohet se Bejtulla Fusha 25 vjeç dhe Elvis Baqoshi 30 vjeç, janë banues në Zall Herr.
Njoftimi i policisë:
Sekuestrohen sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa (vaj kanabisi), rreth 300 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe një armë zjarri pistoletë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në të dhënat e grumbulluara në rrugë operative, se dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin produkte të lëndës narkotike të llojit cannabis sativa, në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës, si dhe lëviznin me armë zjarri, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Speed”.
Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
– B. F., 25 vjeç dhe E. B., 30 vjeç, të banues në Zall Herr.
Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor Tapizë-Kamzë, automjetin me drejtues shtetasin E. B. dhe pasagjer shtetasin B. F.
Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një kavanoz qelqi brenda të cilit kishte një lëng viskoz të dyshuar si ekstrakt vajor cannabis sativa, rreth 300 fara të dyshuara si ato të bimës narkotike cannabis sativa dhe një armë zjarri pistoletë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.