Pas Milanit edhe Interi e ka nisur me fitore kampionatin. Zikaltrit triumfuan me një gol në minutën e fundit të shtesës në transfertë ndaj Lecces.
Goli i vetëm në pjesën e parë erdhi në minutën e dytë dhe ishte Romelu Lukaku, i cili shënoi me kokë.
Pjesa e dytë foli përsëri për Interin, që rrezikuan shumë, por golin e fitores e gjetën vetëm në fund. Ishte Dumfries, i cili arriti të shënojë nga afërsia pas asistimit të Lautaro Martinez dhe të vulosë fitoren e Interit me rezultat 2-1.
Pavarësisht paraqitjeve të shkëlqyera në ndeshjet miqësore, Inzaghi preferoi të mos e aktivizojë asnjë minutë mesfushorin shqiptar Kristjan Asllani.
Në ndeshjen e ardhshme, Nerazzurrët luajnë në shtëpi me Spezian, ndërsa Lecce udhëton te Sassuolo.