Gjykata e Posaçme ka dhënë masën “arrest me burg” për Ish-shefi i Policisë së Dhërmiut, Sokol Bode, i cili u arrestua dy ditë më parë.
Bode është dënuar me 12 vite burg nga Gjykata Speciale për lidhjet e tij me grupin e Habilajve dhe rolin në trafikimin e tonelatave kanabis me gomone drejt Italisë.
Ai kishte vetëm katër ditë që ishte kthyer nga Anglia, ku besohet se ka qëndruar që kur u shpall në kërkim në vitin 2017, ku u arrestua në Berat.
Në Berat ai ka qëndruar i fshehur në një banesë në fshatin Uznovë të Madhe, derisa u kap nga forcat e rendit.
Sokol Bode është një nga tre ish-punonjësit e policisë, ku së bashku me Gjergj Kohilën dhe Jaed Çelën u dënuan për shpërdorim detyre në favorizimin e grupeve kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike.
Ish-shefi i Policisë së Dhërmiut është provuar se është përfshirë në trafikun e mbi 3 ton kanabis sativa nga Shqipëria drejt Italisë, në kuadër të grupit të organizuar kriminal të drejtuar nga Habilajt.
Sokol Bode u transferua nga drejtor i postës në Dhërmi në prill të 2017, në Shkodër ku iu dha posti si Shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve.
Me 7 prill të 2017 ai ka marrë masë disiplinore nga Drejtoria e Standardeve Profesionale dhe ka qenë në hetim edhe nga SHÇBA, pasi në njësinë administrative ‘Guri i Zi’ në Shkodër u zbulua një mini sere ku u gjetën 87 kubikë kanabis.