Arsenali ka regjistruar një tjetër fitore në këtë sezon të ri të Premier Ligës ku protagonisti absolut ka qenë braziliani Gabriel Zhezus me dy gola dhe dy asist në fitoren 4-2 kundër Leister, sfidë ku gjeti golin dhe Granit Xhaka.
Siti ka fituar bindshëm në shtëpi me rezultatin 4-0 kundër Bournmuthit, me Erling Haland që regjistroi në asist por nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës.
Në sfidat e tjera të orës 16:00 skuadrat u ndalën në baraspeshë, ku sfida mes Sauthempton dhe Lids prodhoi katër gola.