Dy shqiptarë janë arrestuar pasi akuzohen se po kujdeseshin për bimë kanabisi.
Sipas mediave të huaja, shqiptarët rrëfyen në momentin se trafikantët i kërcënuan se do t’i vrisnin nëse nuk irespektonin.
Arbri Dervishi dhe Francesk Markaj, të dy 26 vjeç, u gjetën në një banesë të braktisur në Central Drive.
Të dy ishin futur në territorin e Anglisë me kamion dhe më pas u detyruan të punonin në fermë për të paguar paratë që kishin marrë borxh për të hyrë në Angli.
Daniel Harman, që përfaqësonte Markajn, tha se niveli i shfrytëzimit nga trafikantët ishte i tillë që nëse burrat do të vdisnin në banesën e pasigurt, bandës as nuk do t’i interesonte. Ndërsa Dervishi shpreson të qëndrojë në Angli tani.