-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U qëllua mbi 10 herë me thikë, shkrimtari del nga intubimi

Kryesoret

Pasi u plagos rëndë gjatë një sulmi në Amerikë, shkrimtari Salman Rushdie ka dalë sot nga intubimi. Sipas “BBC”, gjendja e tij ka nisur të përmirësohet ngadalë, por vijon të rrezikojë të humbë njërin sy si pasojë e goditjes me thikë.

Kujtojmë se Rushdie është përballur për vite të tëra me kërcënime për vdekje për romanin e tij “Vargjet Satanike”, të cilin disa besimtarë myslimanë e konsiderojnë si blasfemi.

Personi i akuzuar për sulmin është lënë në paraburgim pa lirim me kusht. Hadi Matar dyshohet se u afrua pranë skenës ku po mbahej seminari dhe qëlloi Rushdien të paktën 10 herë në qafë, fytyrë dhe bark.

Përpara sulmit, Rushdie ishte gati të mbante një fjalim se si SHBA ka shërbyer si një parajsë për shkrimtarë si ai. Romancieri u detyrua të fshihej për gati 10 vjet pas botimit të Vargjeve Satanike në 1988. Shumë myslimanë reaguan ashpër ndaj tij, duke argumentuar se portretizimi i Profetit Muhamed ishte një fyerje e rëndë për besimin e tyre.

Ai u përball me kërcënime me vdekje dhe udhëheqësi i atëhershëm iranian, Ayatollah Ruhollah Khomeini, nxori një dekret duke bërë thirrje për vrasjen e tij, duke vendosur një shpërblim prej 3 milion dollarësh.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit