Anëtari i Këshillit Kombëtar, Jamarbër Malltezi i drejtoi 5 pyetje SPAK për aferën e inceneratorëve.
Mes tyre Malltezi kërkoi shpjegime për një shtetase të lindur në Bashkimin e Republikave Socialiste Sovjetike.
Pyetjet e PD-së:
1. A ju thonë gjë kompanitë e mëposhtme (I) Integrated Energy, (Ii) Geogenix, (iii) Almares Management dhe (iv) Residence Corporate Services?
2. Dini gjë sa buxhet ka secila nga këto kompani?
3. Dini gjë sa punonjës ka secila nga këto kompani?
4. A ju thotë gjë emri A. Jangildina, qytetare e lindur në Bashkimin e Republikave Socialiste Sovjetike?
5. Çfarë lidhje kanë të gjithë këto emra me qindra milionë euro para publike të shqiptarëve që kinse po investoheshin për inceneratorët?
SPAK i di përgjigjet, por ato të çojnë lart, aty ku prokurorët tanë nuk shkojnë dot.
Malltezi është shprehur se të gjitha fijet të dërgojnë te Rama dhe te Veliaj.
“Ne do të kthehemi nesër, jo me drejtësinë, por me përgjigjet e këtyre pyetjeve. Ato të çojnë te të njëjtët emra dhe të njëjtat gjurmë. Firma e kundraligjshme e inceneRamës dhe IncenErjonit, i bashkon të gjitha fijet”, tha ai.
