Hoxha i xhamisë që u vodh në Podgorie të Maliqit ka zbuluar disa detaje të reja.
Arka në të cilën mbaheshin të hollat që hidhnin besimtarët është hapur nga hajdutet duke marrë gjithçka kishte brenda.
Sipas tij ata kanë hyrë nga dritarja e xhamisë dhe brenda ndodheshin 200 mijë lekë të vjetra.
Arka nuk ishte hapur që nga muaji i madhërishëm i ramazanit. Ai ka kërkuar që të kapen dhe të vihen përpara përgjegjësive autorët pasi kjo xhami është vjedhur 3 herë.