Ndërron jetë 60-vjeçari Begzan Hysa i cili mbeti i lënduar pasditen e djeshme nga një aksident në zonën e “Kodrës së Diellit” në Tiranë.
Ai kishte shumë thyerje në trup nga aksidenti i rëndë i shkaktuar nga 29-vjeçarja Elinta Garo.
Kjo e fundit, tashmë e arrestuar, pasi humbi kontrollin e mjetit që drejtonte përplasi fillimisht 27-vjeçaren Alkuna Telhaj dhe më pas çiftin e bashkëshortëve Begzan dhe Valetina Hysa.
Valentina dhe Alkuna janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 60 vjeçari vdiq sot në spital.