-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO-Shehaj nxjerr letrat: Si përfitoi inceneratori i Fierit nga ndihma për situatën e COVID-it

Kryesoret

Deputeti Petrit Vasili dhe Koordinatorja Kombëtare e Luftës kundër Korrupsionit në Partinë e Lirisë, Briseida Shehaj përmes një konference për mediat kanë denoncuar sot skemën e kredimarrjes nga inceneratori i Fierit.

Shehaj dhe Vasili denoncuan se kompania e Klodian Zotos vuri peng kontratën e shtetit për të marrë kredi në banka për ndërtimin e inceneratorit.

Janë 3 komponentë, kredimarrja e para. Në 15 nëntor të 2016-ës, kompania pasi ka firmosur kontratën merr kredi në verës 2.2 mld dollarë. Ajo që e bënë edhe më të rëndë faktin, është se dorëzantit për këtë kredi, dorëzani është dhe kompania Albtekenergy.

Është e qartë se si këto kompani janë palë të lidhura dhe në këto kontrata vazhdon njësoj. Barra bie te shqiptarët. Kontratë kredie tjetër. Në vitin 2020 ku kanë marrë kredi duke u bazuar te VKM për COVID-in, për pagat e punonjësve.

Në shtator 2020 kompania vendos të përfitojë sërish nga riskedulimi për paratë nga COVID. Përfitojnë nga urdhri i kryeministrit dhe i guvernatorit të BSH. Pika tre është miratimi për marrjen e një kredie në shumë 3 mln dollarë me afat 3 vjeçar për rimëkëmbjen e aktivitetit” tha Shehaj.

Morën kredi dhe peng vendosën kontratën e shtetit, taksat dhe gjithçka brenda. Vijnë me duar në xhepa, qeveria vendos milionat dhe këta i vendosin peng. Nuk mjafton kjo por edhe garancia sovrane nga shteti” tha Vasili.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit