Presidenti Bajram Begaj ka deklaruar se do të punojë intensivisht për të çuar përpara kërkesën e homologes Vjosa Osmani që Shqipëria dhe Kosova të nënshkruajnë një traktat për mbrojtjen e njëra-tjetrës në rast rreziku. Por ai shton se përë këtë çështje do jenë Kuvendet e dy vendeve që do të vendosin.
“Është një ide fillestare që duhet trajtuar me kujdes nga institucionet përkatëse, e mirëkuptoj Presidenten Osmani dhe do të punoj intensivisht që ky traktat bazuar në dritaren ligjore të avancojmë, por mendoj se kuvendet respektive do të jenë ato që do të vendosin. Mendoj se në kushtet aktuale të sigurisë, dhënia e këtij mendimi kërkon më shumë idenë që mbështetja e republikës së Shqipërisë duhet të jetë e nevojshme në momente të tilla. E kam thënë që Shqipëria do të jetë gjithmonë kontributore për sigurinë e Kosovës, dhe qenia e KFOR në Kosovë është një garanci e shtuar për sigurinë në rajon”, tha Begaj.